Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asnjë i vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri, 87 raste të reja

Asnjë viktimë nuk është shënuar nga COVID-19 brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi bëjnë të ditur se 87 raste të reja pozitive janë regjistruar brenda një dite nga gjithsej 1,605 testime të kryera.

Ndërkaq, shifrat e personave të shëruar gjatë së njëjtës kohë, kanë shënuar rritje. Gjithsej 212 shërime janë shënuar më 8 mars në Shqipëri, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,672 që nga fillimi i epidemisë.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka shënuar ulje në 1,182.

Aktualisht në spitalet COVID të Shqipërisë po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët gjashtë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.