Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asllani: Për shtatë muaj kemi rritje të normës së inflacionit për 10 për qind

Ibish Asllani nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka thënë se nëse bëhet krahasim në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit, del se nga janari i këtij viti deri në korrik, norma e inflacionit është rritur për 10 për qind.

Asllani në emisionin “Sot” në KTV, ka thënë se nëse bëhet krahasimi me vitin 2002, atëherë ka një rritje të normës së inflacionit për 58 për qind. Ndërsa nga viti 2015 deri në korrik të vitit 2022, një rritje prej 25.2 për qind.

“Nëse bëjmë krahasime, në bazë të indeksit të çmimeve, nga viti 2002 deri në korrik të vitit 2022, del se norma e inflacionit në Kosovë, në bazë të matjeve, është rritur për 57-58 për qind. Nga viti 2015 deri në korrik të vitit 2022, norma e inflacionit është rritur diku për 25.2 për qind. Ndërsa nga dhjetori i vitit 2021 apo nga fillimi i këtij viti deri në korrik të vitit 2022 është rritur diku për 10 për qind, te indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit”, ka thënë Asllani.