Ibush Asllani, shef i divizionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës ka thënë me të dhënat e konsumit për vitin 2021 dhe të muajit janar të këtij viti.
Sipas tij, nga të dhënat e muajit janar ka rritje të çmimeve të konsumit krahasuar me të dhënat e dhjetorit për 0.9 për qind.
Ndërkaq, sipas tij, krahasuar për një vit 2021-2022 ka ngritje të çmimeve për 0.7 për qind.
“Përndryshe ne në statistikë ne e marrim normën e inflacionit në baza vjetore. Në vitin 2021 nga 1 janari më 31 dhjetor norma e inflacionit ka qenë 3.4 për qind. Të gjitha grupet dhe nëngrupet në tërësi kanë pasur ngritje të çmimeve. Çmimet më të larta kanë qenë buka, drithërat, pastaj vajrat dhe yndyrat ushqimore. Si duket ka pasur mungesë të lëndës së parë të materialeve dhe kjo ngritje e çmimeve ka qenë për 40 për qind. Matjen e çmimeve të konsumit e bëjmë në baza mujore. Në 14 komuna e bëjmë matjen e çmimeve dhe i kalkulojmë deri në 8 mijë çmime”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se ka diferenca të mëdha të çmimeve në komuna.
Ai ka thënë se ngritja e çmimeve të derivateve kanë filluar në mesin e vitit 2021, por ngritjen më të lartë e kanë pësuar në fund të vitit.
Sipas tij, në shkurt çmimi ka shkuar deri në 1.40 cent për benzinë, e rritje ka edhe për derivatet tjera.
Edhe
Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë
“Është punuar shumë që të bëhet faktimi i çmimeve të energjisë elektrike. Tashmë çmimet e rëndojnë shumë ekonominë familjare nëse i kalojnë 800 kw. Në bazë të faturave që kanë ardhur, ato çmime janë shumë të larta”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se matje bëjnë edhe në tregjet e gjelbërta. Çmimet sipas tij varen edhe nga prodhuesit por në përgjithësi janë të lira dhe të përshtatshme.
Asllani ka thënë se Kosova ende varet nga importi dhe kjo e pranverë do të jetë kogja e vështirë e përballueshme.
“Ne duhet të mobilizohemi. Kjo është edhe për shkak të gjendjes Rusi-Ukrainë”, ka thënë ai.