Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asllani: Pensionistët janë harruar dhe përbuzur nga shteti

Asllan Asllani nga Organizata e Pensionistëve të Prishtinës, ka thënë se pensionistët janë të harruar, përbuzur dhe të padëshiruar nga organet e shtetit.

Ai ka thënë se 100 euro nuk është pension, por lëmoshë.

“Nuk është pension, është lëmoshë që i jepet dikujt. Jemi pensionist kontribut pagues. Kam punuar 40 vjet, bëjnë 480 muaj. Si është e mundur mos me ja pagu penionistëve kontributet, nëse nuk ka punuar 15 vjet në Kosovë. A na e kemi paguar muaj për muaj. Djali i mirë i merr përsipër borxhet e babës së vetë, Qeveria e mirë i merr përsipër borxhet e Qeverisë së kaluar, shteti i ri, qysh është Kosova, i merr përsipër borxhet e shtetit të kaluar. Pensionet janë të garantuara me Konventa Ndërkombëtare. Pensionistët në përgjithësi të gjithë kanë nevojë për ilaçe. Jemi në moshë ku nuk bën pa ilaçe, s’ka as sigurim. Pensioni lëmoshë nuk del as për ilaçe, nuk del as për me pagu rrymën, ujin, bërllokun. Nëse nuk i paguajmë, atëherë s’jemi qytetarë lojal ndaj shtetit, jo me dëshirën tonë, por nga pamundësia”, ka thënë Asllani në emisionin “Sot” në KTV.

Të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë u miratua projektligji reformën në skemën pensionale.

Asllani ka thënë se në zyrat e Shoqatës së Pensionëve në Prishtinë kalojnë brenda ditës deri 300 pensionistë. Ai ka thënë se mundohen të jetojnë, ndonëse me “100 euro lëmoshë:.

Edhe OpEd 18 muaj rrëmujë

Ai ka thënë se partitë politike vizitojnë pensionistët gjatë fushatave elektorale, por pasi të përfundojnë zgjedhjet i harrojnë ata.

“Një herë Qeveria Kurti 1 na ka pranuar. Por, çdo parti politike në Kosovë, gjatë fushatës elektorale, kur vijnë te na e na lypin sallën, vinë edhe me premtime se derën do ta kemi hapur. Se na kuptojnë hallet e premtojnë. Si kryhen zgjedhjet na kthejnë shpinën, e s’duan të na shohin. Është turp, na ja kemi dhënë lapsin atyre. Shumica e pensionistëve kanë punuar në arsim. Kurrë na në arsim nuk i kemi mësuar për të keq, me rrejt”, tha Asllani. “Mendoj se po gabojnë. Për me bisedu me Serbinë, së pari Serbia duhet me kërku falje për gjenocidin dhe me na njohur si shtet, e pastaj të hymë në bisedime. Nuk e bën asnjërën. Sa herë shkojmë për bisedime, na po hupim. Asnjëherë në bisedime nuk është hap çështja e pensioneve. E shfrytëzojë rastin t’i lusë të gjithë pensionistët të çohemi në protestë. Nuk mjafton pensioni, 100 euro apo 200 euro. Duhet të jetë së paku 400 euro. Me ligj Qeveria është e detyruar me përcjellë inflacionin, nuk e ka bërë këtë për 5 vjet. Vetëm vitin e kaluar inflacioni ka qenë 11.6 për qind, zyrtarisht. Ndoshta ka qenë edhe më i lartë. Janë ngritur çmimet, më pas ishte COVID-i, që ka rritur nevojën për barna”, tha Asllani.

Asllani ka thënë se çdo dy vjet humben para nga Trusti Pensional dhe se për këto duhet dhënë përgjegjësi.

Asllani po ashtu ka pasur kritika për mësimdhënësit aktualë. Ai vetë thotë se ka punuar 10 vjet në arsim.
“Unë kam filluar punën në arsim. Kam punuar 10 vjet, për 10 vjet asnjë orë se kam humbur. E kam pasur arsimin ideal. Nxënësit e mi janë tash mjekë, juristë, akademikë. Është turp i madh për arsimtarët që tash bëjnë grevë, lypin rrogë, e nxënësit mbesin rrugëve. Edhe kur po shkojnë shkollë po jepin notën e mirë e nxënësi po del i dobët. Nuk është në rregull. Atëherë e kishim ideal punën në arsim, që ta ngremë rininë, ta shkollojmë. Tash vetëm lypin lekë, nuk u interesojnë nxënësit. Atëherë kemi punuar për inati të serbëve, e për të mirën e popullit tonë, vendit tonë. Sot nuk e di”, tha Asllani.

Edhe Kolumne Bankomati

Asllani e ka lutur Qeverinë e Kosovës që ta përfillë ligjin, e të shikojë inflacionin e ta rrisë pensionin.

Ai po ashtu ka thënë se qysh me rrit pensionin, mund ta përdor “ligjin sistemor të vitit 1983”.