Artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe produkte të përdorimit të përgjithshëm me afat të skaduar janë asgjësuar në Prizren. Vlera e artikujve e produkteve të asgjësuara, sipas autoriteteve komunale, shkon në mbi 14 mijë euro. Ky aktivitet është realizuar nën mbikëqyrjen e Drejtorisë Komunale të Inspektoratit dhe zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se asgjësimi i artikujve me afat të skaduar është bërë pas pranimit të kërkesës nga një kompani, transmeton koha.net.
“Pas kërkesës së parashtruar nga një kompani vendore, Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, dje kanë asgjësuar artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe produkte të përdorimit të përgjithshëm me afat të skaduar të përdorimit. Vlera totale e produkteve që janë asgjësuar është 14 mijë e 152 euro”, ka bërë të ditur Haskuka.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Në Prizren asgjësohen artikuj të skaduar me vlerë mbi 14 mijë euro
-
Asgjësohet mall i skaduar në vlerë prej 11 mijë eurosh në Prishtinë
-
Inspektorati i Prizrenit asgjëson mbi 500 kg mish me afat të skaduar
-
Nis asgjësimi i 150 tonë barnave me afat të skaduar
-
Asgjësohen 3.8 tonë barna pa afat në burgje, mbi 150 tonë të grumbulluara në depo të MSH-së e SHSKUK-së