Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asfaltimi në Veternik s’po kryhet as pas punimeve që kanë nisur vitin e kaluar

Në fund të vitit të kaluar, kanë nisur punimet në rrugën “Richard Holbrooke” në lagjen “Veternik” në kryeqytet. Por, ende nuk është bërë asfaltimi i saj.

Pos gropave, problem për banorët e kësaj lagjeje po paraqet edhe pluhuri, raporton 038 në KTV.

Shoferët shpresojnë që ndërtimi i rrugës të përfundojë sa më shpejt.

Në Komunën e Prishtinës thonë se në dhjetor të vitit të kaluar, janë kryer vetëm disa përgatitje, ndërsa punët kanë filluar në pranverë.

Ata presin që kjo rrugë të përfundojë gjatë gushtit.

Edhe Projektet e infrastrukturës bllokojnë Prishtinën, ankohen banorët Arbëri Projektet e infrastrukturës bllokojnë Prishtinën, ankohen banorët

“Në atë rrugë është kontrata aktive dhe brenda dinamikës së punimeve. Ka pasur disa probleme pronësore, të cilat janë zgjidhur ndërkohë. Janë bërë të gjitha instalimet nëntokësore dhe besojmë se gjatë muajit të ardhshëm do të përfundohen të gjitha punimet sipas kontratës”, ka thënë Adonis Tahiri, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.

Rruga që mban emrin e ish-diplomatit amerikan, viteve të fundit, është njohur si një nga rrugët më të shkatërruara në Prishtinë.