Qytetarët e Prishtinës u dhanë votën me besimin se do t’i përfaqësojnë si duhet në Kuvendin Komunal.
Asamblistët e të gjitha partive politike në këtë mandat gjatë fushatës zgjedhore premtuan se do të jenë zëri i qytetarëve, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Por sa arritën ata të ngrisin problemet dhe shqetësimet e banorëve të Komunës së Prishtinës?
Shoqëria civile konsideron se gjatë këtij mandati ka pasur më shumë garë midis partive politike dhe përfaqësim të interesave partiake sesa të qytetarëve.
Edhe vet asamblistët pranojnë se asnjëherë më parë s’ka qenë një atmosferë e tillë e punës në Kuvendin Komunal.
Fisnik Osmani nga LDK-ja thotë se bllokadat që po ndodhin po ua pamundësojnë diskutimet për problemet që janë me interes për prishtinasit.
Edhe Ambicies nuk i dihetTë tjerë asamblistë megjithatë thonë se u angazhuan në shumë sektorë që të punojnë për të mirën e qytetarëve.
Kuvendi Komunal gjatë dy viteve të fundit ka mbajtur një numër të vogël seancash të cilat kryesisht u karakterizuan me bllokadë e kritika mes pozitës e opozitës.