Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë bojkotuar votimin e rendit të ditës gjatë mbledhjes së gjashtë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me arsyetimin se në rend ditë nuk është futur mosfunksionimi i këtij Kuvendi.
Përveç bojkotit të votimit asamblistët e opozitës e lëshuan edhe sallën.
E për kundër kësaj kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Agim Kuleta ka deklaruar se rendi i ditës është votuar me 22 vota.
Futja si rend dite mosfunksionimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës ishte propozim i Halim Halimit nga LDK që të futet si pikë e rendit të ditës.
Në mungesë të kuorimt kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta ka vendosur që të seanca të shkoj në pauzë për të vazhduar në ora 13:00.
-
Pushteti dhe PDK-ja bojkotojnë seancën për buxhetin dhe Planin zhvillimor të Prishtinës
-
Kuvendi i Prishtinës nis me bojkotin e opozitës
-
PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e Nisma bojkotojnë seancën e orës 11:00
-
LDK-ja bojkoton seancën, ku duhej të miratohej buxheti i Prishtinës për vitin 2026
-
Pushteti e opozita përplasen, dështon seanca e Kuvendit të Prishtinës