Po shpërfaqen pakënaqësi e përçarje edhe më të mëdha në mes të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti e Lëvizjes Vetëvendosje.
Asambleisti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Eman Rrahmani ka thënë se kryetari Shpend Ahmeti ia ndalojë hyrjen në korridorin ku gjendet zyra e tij. Ai ka thënë se kishte ndërmend të takohej me nënkryetarin, Selim Pacolli, e jo më kryetarin.
“Sot Shpend Ahmeti vendosi të me ndaloj hyrjen në Kabineti e tij, duke vendosur sigurimin para hyrjes. Qëllimi ishte të takoj nënkryetarin Selim Pacollin e jo Kryetarin. Përveç që është qesharak ky veprim i tij është edhe i turpshëm në çfarë gjendje ka ardhë”, ka shkruar Rrahmani në rrjetin social Facebook.

Artikuj të ngjashëm
-
Ahmeti fton asamblistin e VV-së për t’i qëruar hesapet jashtë sallës së Kuvendit [video]
-
Pacolli kritikon kryetarin e Prishtinës për mospastrim të rrugëve
-
Ahmeti përplaset verbalisht me Azemin në seancën për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës
-
Përplasje verbale mes Ahmetit e Azemit në diskutimin për buxhet
-
Vetëvendosja kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit