Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, pas seancës për Badovcin në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka hedhur kritika në drejtim të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Pacolli ka theksuar se Ahmeti nuk po jep llogari në lidhje me dhënien e kushteve të ndërtim në këtë zonë.
“Nëse nuk je i gatshëm me respektu vullnetin e qytetarëve dhe me respektu ligjin JEP DORËHEQJE” shkruan Pacolli në Facebook.
Postimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Prishtinës tani në Asamblenë Komunale ku po diskutohet për mbrojtjen e Badocit tha se nuk e ka ndërmend të jep llogari para qytetarëve për dhënien e kushteve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin. Kryetar mbi 30.000 qytetarë po kërkojnë tërheqjen e kushteve të ndërtimit.
Nëse nuk je i gatshëm me respektu vullnetin e qytetarëve dhe me respektu ligji JEP DORËHEQJE.
-
Pacolli për rrëzimin e vinçit që la një të vdekur: Komuna e Prishtinës të japë llogari
-
Pacolli: Lidershipi i LDK-së më dëmtoi imazhin me nxitje të opinionit publik kundër meje
-
Asamblistja e Lipjanit padit kryetarin për dëmtim integriteti
-
Pacolli: “Prishtina Parking” po i shkel në baza ditore të drejtat e qytetarëve
-
Pacolli për qeverisjen me Ahmetin: Më shumë nuk është bërë se që është bërë