Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

As pas 3 vjetësh në Rahovec s’po përfundon asfaltimi i 6 kilometrave që lidh fshatra me qytetin

850 mijë është vlera për rregullimin e rrugës 6 km, e cila lidh dy fshatra të mëdha të komunës së Rahovecit.

Por, punimet kanë ngecur pikërisht për shkak të buxhetit.

Punimet e nisura vite me pare nga komuna e Rahovecit në rrugën, e cila të çon deri në fshatin Potoqan i Ulët, kanë mbetur në gjysmë, raporton KTV.

Banorët, të cilët e frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë, thonë se e kanë të vështirë qarkullimin, pasi që rruga është e paasfaltuar.

Në komunën e Rahovecit thonë se mungesa e financave ka ndikuar që punët të ndërpriten në gjysmë, ndonëse deri tani janë ndarë qindra-mijëra euro për këtë projekt.

Projekti për rregullimin e rrugës, që lidh qytetin e Rahovecit me fshatin Potoqan i ulët dhe Bërnjak, ka nisur në vitin 2016 dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm.