U premtua se këtë vit do të pilotohet për herë të parë korniza e re kurrikulare për fëmijët prej 0-5 vjet, por kjo nuk ka ndodhur.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, korniza është pothuajse e gatshme dhe vitin tjetër, ajo do të nisë së zbatuari.
Në anën tjetër, kurrikula prej klasës së parë deri në të nëntën, është duke u zbatuar qe 2 vjet, mirëpo librat nuk kanë ndryshuar.
Mësimdhënësit thonë se po duhet të përdorin metoda të ndryshme, për ta zhvilluar mësimin dhe notuar nxënësit sipas kritereve të vëna në kurrikulë.
E, mësimi me libra të vjetër dhe të stërngarkuar në përmbajtje, sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, e bën jo të plotë kurrikulën për këtë nivel, andaj, çështja e librave duhet të rregullohet sa më parë.
Valmir Gashi në anën tjetër, ka thënë se librat e rinj do të shpërndahen në vitin e ardhshëm shkollor.
Edhe
As këtë vit s’pilotohet kurrikula për parafillorët, telashe edhe me plan-programin për filloristët
po ashtu, janë shprehur se duhen reduktuar librat në kuadër të kurrikulës së re, pasi aktualisht, nxënësit janë shumë të ngarkuar me nga 2 libra për lëndë.
Kurrikula për klasën e parë deri në të 9-ën, ka formë tjetër të notimit dhe vlerësimit.
P.sh klasat e para notohen me shkronja.