Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prindërit kërkojnë heqjen e librave për fëmijët 5-vjeçar

“Merr një laps dhe mbush me vija shkronja B”.

Kjo u kërkohet 5-vjeçarëve në njërin prej 3 librave të klasës përgatitore, edhe pse me planin e punës askund nuk përmendet që fëmijët duhet të shkruajnë.

Sipas planit dhe programit mësimor për këtë nivel, fëmijët duhet të përqendrohen vetëm në të folur, në të dëgjuar, shprehur, komentuar e vizatuar.

Ndaj përmbajtjen e librave, si dhe përcaktimin që nxënësit e klasave përgatitore të mësojnë 10 lëndë të ndryshme prindërit i shohin si ngarkesë, raporton KOHA.

“Kjo paketë është e ngarkuar dhe edhe shkenca thotë që fëmijët duhet ta kenë mësimin të bazuar në lojë e edukimin dhe jo të klasës së parë sepse pastaj nuk po mbetet ndonjë risi”, ka thënë Genta Gagica-Binxhija.

Edhe Librat për parafillorët po konsiderohen ngarkesë për grupmoshën 5 deri në 6 vjeç Arbëri Librat për parafillorët po konsiderohen ngarkesë për grupmoshën 5 deri në 6 vjeç

Ndërkaq edukatoret thonë se kjo formë e të mësuarit i përgatit nxënësit për klasat e tjera dhe aspak nuk i ngarkojnë.

“Është përgatitje për klasën e parë pro dalin më të përgatitur për klasën e parë dhe është e nevojshme. por kur të kryejnë klasën përgatitore janë më të përgatitur”, ka thënë Mirlinda Mornia, edukatore në sh.f.m.u “Hasan Prishtina”.

“Është temë mjaft e ndishme që është keqkuptuar mirëpo për klasën përgatitore nuk kemi rezultat që fëmijët të shkruajnë shkronja. ne njoftohemi luajmë lojë me tinguj por nuk e trajtojmë shkollën si koncept i veçante pasi edhe pjekuria e fëmijëve nuk ua lejon atë”, ka thënë Valona Gashi, edukatore në sh.f.m.u “Hasan Prishtina”.

Pakoja me 3 libra për nxënës ka edhe një fletushkë, ku në njërën prej faqeve të saj parashihet që nxënësi t’i shprehë mendimet për dosjen e vet në disa kuti për plotësim.

E pedagogia Hana Zylfiu Haziri pohon se në këto pako gjithçka është e ngarkuar.

“Kërkohet që fëmijët të shkruajnë shkronja në vija të kufizuara dhe muskujt e dorës nuk janë të zhvilluar. ..me këto libra të cilat po punojnë klasat parafillore po arrijmë që fëmijët ti qojmë 2 herë në klasë të parë dhe jemi duke e shkollarizu komplet edukimin parafillorë. ka lojëra të ndryshme që mund të arrihen me kurrikulë”, ka thënë ajo.

Edhe Kërkohet subvencionim edhe për nxënësit në nivel parafillor Arbëri Kërkohet subvencionim edhe për nxënësit në nivel parafillor

Saranda Kumnova-Pozhegu, njëra prej autorëve të këtyre librave, ka deklaruar se pakoja është mbështetur në kurrikulën e re që ka nxjerrë Ministria e Arsimit.

E Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje nëse do të shqyrtojë largimin e librave për nxënësit 5-vjeçar të klasave përgatitore.