Është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e kryeministrit Ramush Haradinaj në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili në fund të shkurtit do të organizohet në Londër. Kjo për shkak të “izolimit”, në të cilin e ka vënë Perëndimi, shkruan sot Koha Ditore.
Burime të gazetës kanë thënë këtë javë se Ambasada Britanike në Prishtinë, deri tash, nuk e ka pajisur me vizë kreun e Qeverisë. Dy javë më parë, edhe Ambasada Amerikane refuzoi t’i japë vizë Haradinajt, duke ia pamundësuan një aktivitet në shtetin e Iowa-s.
Masat e këtilla kanë pasuar disa kohë prej kur kreu i Qeverisë, si dhe presidenti Hashim Thaçi, cytën iniciativën për ta shembur Gjykatën Speciale, pavarësisht se themelimi i saj është bërë në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në Zyrën e kryeministrit, prej tri ditësh, kanë refuzuar të japin informacion në lidhje me aplikimin e Haradinajt për vizë britanike. Ndërkaq, gjerësisht kanë folur për Samitin...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
As Britania s’e pajis me vizë kryeministrin Haradinaj
-
Britania s’e pajis me vizë Haradinajn, kryeministria thotë se po pret përgjigje
-
Zyra e kryeministrit pranon se Britania ende s’i ka dhënë vizë Haradinajt
-
Haradinaj për Shengenin e Ballkanit: S’kam ftesë nga Rama për takimin në Durrës
-
Pas shtyrjes së Samitit, Haradinaj në Paris “shkon për liberalizim vizash”