Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka pritur sot ministren e re të Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Mirela Karabina, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në arsim të të dyja vendeve, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Bajrami, me këtë rast, tha se me ministren Karabina janë dakorduar që arsimi dhe edukimi duhet të jetë një fushë ku duhet të realizohet integrimi i sistemit arsimor, të ofrohet një arsim sa më unik dhe kombëtar, i bazuar në vlerat tradicionale kombëtare, por edhe në trendet bashkëkohore dhe evropiane.
“Shfrytëzojmë rastin që t’i bëjmë apel Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të vendosin edukimin dhe arsimin si prioritet kryesor kombëtar, sepse ne vlerësojmë që të ofrosh një arsim cilësor është gjëja më e rëndësishme për të rinjtë e të dyja vendeve, duke pasur parasysh që Shqipëria dhe Kosova kanë një popullsi të re dhe inteligjente”, tha Bajrami.
Ndër të tjera, ministri Bajrami theksoi se sistemi arsimor ende nuk është në nivelin që e dëshirojmë, por tha se gjatë këtyre tri viteve është vënë një bazë e mirë e bashkëpunimit dhe është rrëzuar muri ndarës i sistemit të edukimit.
Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Mirela Karabina tha se shpreson që vitet e ardhshme të kemi edhe më shumë të materializuar bashkëpunimin ndërmjet dy qeverive.
Ajo theksoi se dje me Bajramin kanë marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 13-të mbarëkombëtar të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë.
-
Kosova e Shqipëria synojnë integrimin e shoqërisë përmes bashkëpunimit në fushën e arsimit
-
Marrëveshjet që u nënshkruan mes dy qeverive
-
Likaj e Shahini prezantojnë platformën e përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar
-
Të rinjtë së pari të marrin shkollim të mirë dhe më pas të jenë në një treg të punës
-
Bajrami: Të gatshëm t’i kryejmë detyrat që projekti për përmirësimin e sistemit arsimor të ketë sukses