Kosova mund të marrë mësime të mira nga Shqipëria, e cila në testin PISA u radhit shumë më lart.
Ministrja shqiptare e Arsimit, Mirela Karabina, ka treguar rrugët që po ndjek shteti për t’i arritur këto rezultate, raporton KTV.
Por, në fushën e bashkëpunimit me Kosovën ka ende shumë probleme.
Një nga to është vonesa e nostrifikimit të diplomave në Degën e stomatologjisë.
Karabina tha se është thjesht një gabim formal dhe kjo nuk e cenon vërtetësinë e diplomave.
Ndërkohë, ministri në detyrë i Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami, i cili kohë më parë kishte paralajmëruar testimin e performancës së mësimdhënësve në Kosovë, ka treguar pse nuk po ndodh një proces i tillë.
Edhe
Arsimi, fushë ku duhet të realizohet integrimi Kosovë – Shqipëri
Kosova u radhit në pozitë shumë të ulët në testimin ndërkombëtar të cilësisë së arsimit, PISA.
Ndërsa, paralajmërimi se mësimdhënësit do të testohen, alarmoi këta të fundit, të cilët e kundërshtuan testimin përmes një peticioni.