Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e të dyja vendeve në sektorin e arsimit.
Bytyqi me këtë rast ka theksuar se, arsimi është fusha më e rëndësishme e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, ku të dy ministritë kanë angazhuar grupe të përbashkëta punuese, sidomos në arsimin parauniversitar.
Bytyqi po ashtu theksoi se, në angazhimet e tij si ministër, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet zbatimit të marrëveshjeve që të dy ministritë kanë në fushën e arsimit të lartë.
Minxhozi nga ana e tij tha se, bashkëpunimi i ndërsjellë do të mund të konkretizohet përmes punëve të përbashkëta të të dy ministrive.
-
Britania e Madhe ka mundësi të japë kontribut për zhvillimin e arsimit në Kosovë
-
Kosova e Shqipëria duan të thellojnë bashkëpunimin në arsim
-
Kosova dhe Shqipëria drejt unifikimit të sistemit arsimor
-
Kosova dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit
-
Bytyqi vlerëson rolin e Austrisë për arsimin në Kosovë