Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të hënën ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, takim ky pas të cilit është njoftuar miratimi i marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga ky shtet.
“Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës së Presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes.
Përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike, thuhet më tej në njoftim.
“Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për këtë vendim, si zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar në mes të dy vendeve”, bëhet e ditur në komunikatë.
-
Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës
-
Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Izrael
-
Kosova e Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e vizave nga 19 shtatori
-
Kosova dhe Izraeli me marrëveshje për heqjen e vizave
-
Ziv shpreson që këtë vit presidentja e Kosovës do ta vizitojë Izraelin