Lëvizja Vetëvendosje, përmes një shkrimi që e kanë bërë publik në faqen zyrtare në Facebook, thonë se gjatë kthimit nga Shqipëria, është arrestuar aktivisti i partisë së tyre, Ardian Huli.
“Ardian Huli, sikur shumë aktivistë të Lëvizjes po përndjeken dhe po arrestohen vazhdimisht. Ndërrimet e qeverive janë bërë sikur maska që e mbulojnë fytyrën e vërtetë e cila ka për qëllim vazhdimin e dhunës ndaj veprimeve tona politike”, thuhet në postimin e tyre.
Arrestimi është bërë për aksione të mëhershme politike të cilat janë dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese si të dëmshme, thotë Lëvizja.
“Projektet që cenojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendit tonë ne nuk do t’i lejojmë të jetësohen, andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Huli dhe e ftojmë Qeverinë e Kosovës që t’i ndalë njëherë e mirë këto veprime jodemokratike dhe luftimin e opozitës”, përfundon reagimi i tyre.
-
Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti
-
Vetëvendosje: Policia të heqë dorë nga përndjekja e aktivistëve të VV-së
-
Vetëvendosje përjashton aktivistin që u arrestua në operacionin antidrogë
-
Arrestohet drejtuesi i LVV-së në Shqipëri, Boiken Abazi
-
PSD: Arrestohet deputeti Molliqaj, kishte kërkuar lirimin e Kurtit