Arbëri

Arrestohet nënkryetarja e Leposaviqit, dyshohet për sulm ndaj një punëtoreje

Ilustrim

Fofo: Ilustrim

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm”. 

Ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punonjëse që ka kërkuar vendim mbi largim nga puna. 
Rasti ka ndodhur të mërkurën. 

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare- zëvendës kryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti thuhet se shkon në procedurë të rregullt.