Një ish-ushtar i UÇK-së është arrestuar në Shkup me një kërkesë të lëshuar nga Serbia.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të shtunën se një person është arrestuar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut nën dyshimin për krime lufte në Kosovë më 1999.
Ai shtoi se i dyshuari, me inicialet E.B., i lindur në vitin 1970, u arrestua nga policia e Interpolit me kërkesë të Serbisë, bazuar në një fletarrestim ndërkombëtar.
Daçiq tha se i dyshuari kërkohet nga Departamenti Special për Krime Lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd, "me qëllim të zhvillimit të procedurës penale për krime kundër civilëve, të kryera në qershor të vitit 1999 në Komunën e Ferizajt”.
Artikuj të ngjashëm
-
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
-
Kosova kërkon angazhimin e QUINT-it pas arrestimit të veteranit të UÇK-së në Serbi
-
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për vrasjen në Shkup
-
Një 77-vjeçar nga Kosova arrestohet në Serbi për “krime lufte”
-
Dega e veteranëve në Rahovec: Dy të arrestuarit në Serbi s’kanë qenë pjesë e UÇK-së