Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohen në Lipjan një mashkull e një femër, të dyshuar për disa grabitje

Dje nga njësitet policore të Lipjanit, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet të kenë kryer disa grabitje.

Policia thotë se ka qenë grumbullimi i shpejtë i informacioneve në rrugë operative si dhe zgjerimi i horizontit të hetimeve ai që u ka mundësuar hetuesve policorë të Lipjanit që, lidhur me disa raste të grabitjeve, të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar.

Të arrestuarit janë R. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Kosovës dhe F. S, femër, 22 vjeçe, po ashtu shtetase e Kosovës.

“Gjithashtu pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrollimi i një lokacioni ku policia ka gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë raportuara si të grabitura”, ka njoftuar Policia e Kosovës nga Rajoni i Prishtinës.

Personat e dyshuar, me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policorë po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale para se rasti të procedohet më tej.