Shteti i Armenisë i ka njohur pasaportat e Kosovës. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, e bëri të ditur këtë në rrjetin social X, duke thënë se ky është hap i rëndësishëm për dy shtetet.
“Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të rregullta, diplomatike dhe zyrtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dy vendeve”, ka shkruar Ahmeti.
E, kryeministri Albin Kurti ka thënë se pasaporta e Kosovës po bëhet edhe më e fuqishme.
"Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë", ka shkruar ai në Facebook.
Armenia ende s'e njeh pavarësinë e Kosovës.
-
Kurti takohet me kryeministrin e shtetit që s’e njeh Kosovën, bisedojnë për rritje të bashkëpunimit
-
Kurti në Armeni, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
-
Hiqen vizat për pasaportat diplomatike mes Kosovës e Panamasë, nisin diskutimet për liberalizim
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE