Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih të premten.
Armenia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të Kryeministrisë, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ai tha se Republika e Kosovës i ka të përbrendësuara vlerat e Këshillit të Evropës dhe se krahas kësaj organizate, synon anëtarësimin edhe në NATO”, thuhet në njoftim.
Kryeministri armen, sipas njoftimit, ka theksuar rëndësinë dhe simbolikën e këtij takimi të parë mes dy kryeministrave, teksa ka shprehur interesim për bashkëpunim ekonomik dhe për mundësitë që ofron Kosova në investime.
“Në këtë drejtim, mes tjerash, Kryeministri Kurti veçoi sektorin e energjisë. Interesim dhe gatishmëri të dyanshme kishte edhe për bashkëpunim në fushën e kulturës, filmit, turizmit dhe edukimit”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
Kurti më herët takoi edhe të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.