Operatorët e telefonisë mobile ende nuk e kanë përmbyllur procesin e kalimit në kodin shtetëror +383.
Autoriteti rregullativ i komunikimeve elektronike dhe postare (ARKEP) e ka shtyrë datën përfundimtare të zbatimit të këtij kodi për pesë muaj, mirëpo me gjithë këtë, ky institucion thotë se operatorët po hasin në vështirësi për t’i kryer obligimet e tyre, shkruan Koha Ditore.
Fillimisht ishte përcaktuar 1 qershori si datë kur duhet të përfundojë transferimi i plotë në kodin e ri, mirëpo në maj ARKEP-i kishte vendosur që këtë cak ta shtyjë deri më 31 tetor, pas kërkesave të dy operatorëve, Telekomit të Kosovës dhe IPKO-s.
Edhe pas kësaj, kryesuesi i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, ka thënë se probleme të tilla, operatorët janë duke hasur sërish, gjë që vënë në pikëpyetje përmbushjen e obligimeve sipas afateve të përcaktuara. E nëse ndodh një gjë e tillë, Gashi ka thënë se parashihen sanksione ndaj operatorëve... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
ARKEP-i do të dënojë kompanitë telefonike që s’do ta përdorin vetëm kodin +383
-
ARKEP-i do të vendosë më 31 tetor se si të veprojë me kërkesën e dy operatorëve mobilë për kodin +383
-
ARKEP-i paralajmëron sanksione ndaj operatorëve që shfrytëzojnë kodet e huaja pas tetorit
-
Çfarë po ndodh me zbatimin e kodit +383?
-
Telekomi gjobitet për moszbatim të kodit +383