Dy operatorët e telefonisë mobile “Vala” dhe “Ipko” kërkuan një vit shtyrje të afatit për futjen në funksion të kodit të ri telefonik, por të njëjtat kanë dështuar sërish.
Kodi +383 nuk do të jetë i gatshëm për përdorim në fund të këtij muaji, ashtu siç ishin pajtuar palët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurime të KTV-së kanë konfirmuar se operatorët kanë kërkuar edhe një vit afat për ta futur në funksion të plotë kodin telefonik.
Megjithëkëtë, kryetari i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike, Kreshnik Gashi, thotë se operatorët kanë bërë hapa para drejt përdorimit të këtij kodi.
Gashi, gjithashtu, thotë se gjatë gjithë kohës ka marrë shkresa nga ana e operatorëve lidhur me vështirësitë dhe sfidat që kanë hasur.
Edhe në Telekomin e Kosovës në një mënyrë e pranojnë se vështirë që do të jenë gati deri në fund të tetorit, ashtu siç ua ka përcaktuar ARKEP-i.
“Duke marrë parasysh se ky implementim nuk varet vetëm nga resurset teknike të Telekomit të Kosovës, por varet edhe nga asistenca teknike e partnerëve ndërkombëtarë, tash për tash është e pamundur të parashikohet përmbushja e afatit të caktuar kohor nga ana e ARKEP-it”, ka thënë Arsim Bilalli, zëdhënës i Telekomit të Kosovës.
Operatorin tjetër telefonik, IPKO, zyrtarët për informim nuk kanë thënë asgjë nëse janë gati, me arsyen se personi përgjegjës është jashtë vendit.
Sidoqoftë, në rast se operatorët deri në fund të këtij muaji nuk e përfundojnë këtë proces, atëherë, sipas ARKEP-it, ata i presin sanksionet me mjete.
E dënimet në bazë të ligjit, kapin shumë e 150 mijë eurove e më shumë.
“Vala” dhe “Ipko” vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha të parave për shkak se shfrytëzojnë kodet e huaja telefonike nga Sllovenia +386 dhe Monako +377.