Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arifi: Statusi i Luginës nuk duhet ta dëmtojë Kosovën

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë për “Kohën Ditore”, debatin aktual për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën e cilëson kaotik.

Thotë se Lugina duhet të trajtohet në negociata, porse jo ta dëmtojë Kosovën. Sipas tij, është mirë që kjo çështje po futet në agjendë, porse kërkon maturi në deklarimet e politikanëve, shkaku i të papriturave që mund ketë procesi i fazës finale të negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë. Sikurse edhe liderë të tjerë të Luginës, ai kundërshton që kjo çështje të negociohet parcialisht. E cilëson pozitën e shqiptarëve në Luginë diskriminuese, teksa Serbinë e Milosheviqit dhe të Vuçiqit i konsideron të njëjta në terren, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkon që Lugina ta ketë një përfaqësues të saj në negociatat e Brukselit. Jo si kusht, por si standard demokratik, dhe kërkon më shumë angazhim dhe ndihmë nga Kosova e Shqipëria.

E ruan njëfarë rezerve ndaj rezultatit të procesit në të cilin supozohet se mund të diskutohet statusi i Luginës, ndaj e cilëson veten “optimist realist”. Ndërkaq beson në seriozitetin e idesë së promotorit të bashkimit të Luginës me Kosovën.

(Intervistën e plotë lexojeni sot në “Koha Ditore”)