Qëndrim Arifi nga INPO ka thënë se kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama ka një program qeverisës shumë ambicioz.
Sipas tij, ai është munduar që të japë shpjegime se ku do e marrë buxhetin për premtimet e tij.
Arifi ka thënë se një pjesë të projekteve ai ka thënë se do t’i realizojë përmes donacioneve.
“Është një program ambicioz i cili kërkon që qysh sot të nis puna. Nuk e di se sa shpejtë do të bëhet ndërrimi i pushteteve, por do të duhej të bëhej sa më parë. Jemi të informuar edhe për mbetjen buxhetore përkundër nevojave të qytetarëve. Ajo çka na shqetëson janë premtimet e filluara. Mjetet duhet të shfrytëzohen në mënyrë të mirë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se Rama nuk do të duhej të rrezikonte ta qeveriste Kuvendin me një pakicë.
Edhe
Rama merr detyrën, premton se Prishtina do të jetë qytet i të gjithëve
Sipas tij, duke e ditur mentalitetin, medoemos duhet të bëhej koalicion përmes së cilit do ta siguronte shumicën.
“Nëse programi ka buruar nga vetë Rama unë nuk mendoj që ai do të ketë vetura luksoze. Është interesante që Arben Vitia ka mbetur pa ndonjë pozitë të rëndësishme. Ai do të duhej të jepte kontribut për komunën. Tërheqja nga Kuvendi do ta dërgonte një mesazh te qytetarët, se nuk është që i ka shumë përzemer problemet e qytetarëve”, ka thënë ai.
-
LDK-ja tha se s’ka koalicion me PDK-në, Rama flet për bashkëqeverisje me disa parti
-
Rama: Përfshirja e buxhetit të Prishtinës në projektligj, hap i rëndësishëm për stabilitet
-
Rama: Qeveria po bllokon qëllimisht buxhetin e kryeqytetit
-
Rama për koalicion të mundshëm VV-LDK: E mirëseardhur çka do që hap procese transformimi