Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arifi: Pos dialogut s’ka alternativë tjetër

Foto: Koha

Procesi i dialogut Beograd-Prishtinë duhet të vazhdojë dhe s’ka alternativën tjetër, deklaroi shefi i ekipit negociues të Kosovës, Avni Arifi.

“Të dyja palët mund të bëjnë vështirësi, por dialogu nuk ka alternativë. Beogradi dhe Prishtina duhet ta dinë se mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është dialogu. Nuk ka alternativë tjetër”, tha Arifi për RTK-në në gjuhën serbe.