Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në takimet me krerët e partive në koalicion në Kosovë është bërë e qartë se s’ka rrugëdalje tjetër për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë, pos dialogut.
Në një postim në Twitter ai ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të zgjidhë të gjitha çështjet mes dy vendeve.
“Në takimet me liderët e partive në koalicion, ishte qëndrim i qartë se s’ka asnjë rrugë tjetër pos dialogut Beograd – Prishtinë dhe se një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të zgjidhë të gjitha çështjet e mbetura”, ka shkruar ai për takimet me partitë në pushtet.
Ndërsa për takimet me opozitën, Lajçaku ka thënë se i ka ftuar ato që të bashkohen në dialog dhe që këtë çështje ta vënë mbi çështjet partiake “për të përforcuar pozitën e Kosovës”.
-
Lajçaku në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog
-
Lajçak për moszbatimin e marrëveshjes: Palët s’janë të gatshme për normalizim
-
Lajçaku takon përfaqësues të opozitës serbe, flasin për dialogun
-
Lajçaku paralajmëron heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
-
Lajçak: Fokus i plotë për normalizimin e raporteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Brukselit