Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se dialogu s’ka alternativë, dhe se në fund të tij do të dilet me njohje reciproke e pajtim mes dy shteteve.
Sipas tij, duhet që përfundimisht të dihet se në këtë proces “nuk ka ndarje, nuk ka defunksionalizim dhe nuk ka destabilizim”.
Arifi në Facebook ka thënë se “diaolgu do të jetë për normalizim që do të thotë njohje reciproke dhe pajtim”.