Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arifi: Nëse është në pyetje “çfarëdo vizatimi i kufijve”, unë jam për ngrirje konflikti

Shefi i ekipit të Kosovës për dialog teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se nëse Kosova duhet të zgjedhë në mes të konfliktit të ngrirë dhe “çfarëdo vizatimi të kufijve”, ai është për ngrirje konflikti.

“Nëse duhet Kosova të zgjedh në mes të konfliktit të ngrirë dhe “çfarëdo vizatimi të kufinjve” unë jam për ngrirje konflikti. Nëse duhet Kosova të zgjedh në mes të “defunksionalizimit / AKS ala republika Srbska dhe konfliktit të ngrirë prapë unë jam për “ngrirje të thellë”. Marrëveshja duhet të ndërtohet mbi parimet ekzistuese për mbrojtjen e të drejtave tē komuniteteve, pajtimit dhe njohjes reciproke. Çdo gjë tjetër nuk i shërben askujt”, ka shkruar Arfi në Facebook.