Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka ftuar qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës, që të votojnë për listën e përbashkët të pesë partive shqiptare.
Për herë të parë, pesë parti shqiptare në komunat nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, po marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.
“Sot nuk votuam për asnjë parti politike, sot nuk votuam asnjë politikan. Sot votuam për Kombin Shqiptar, për unitetin, për unifikimin të cilin e ka bërë spektri politik Shqiptar në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Arifi në një postim në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfaqësuesit politikë të Luginës ftojnë qytetarët të votojnë sa më masovisht
-
Arifi me akuza për Kurtin: Po i përçan shqiptarët në Luginë
-
Qytetarët kërkojnë bashkim të partive politike në Preshevë
-
Shqiptarët në Luginën e Preshevës bashkohen për herë të parë, synojnë tri vende në Kuvendin e Serbisë
-
Arifi: Populli në Luginë i tha “jo” Albinit