Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë të martën.
Arifi ka thënë se ky kallëzim penal është për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës që ai thotë se është bërë nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kallëzimi penal do të dorëzohet në orën 14:00 nga vetë kryetari i Preshevës.
“Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë. Ju ftoj në konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.
-
Arifi padit Këshillin Kombëtar për “keqpërdorim” të mjeteve të dhëna nga Qeveria e Kosovës
-
Shqiprim Arifi thotë se u shkarkua nga Serbia, i jep fund aktivitetit politik në Luginë
-
Arifi ftohet nga organet serbe për vendosjen e flamurit kombëtar
-
Arifi akuzon Vetëvendosjen: Po e shfrytëzojnë Qeverinë për të shtrirë programin politik në Luginë
-
VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit Përparim Rama