Dashurinë për kafshët, qoftë edhe ato që janë endacake, e shfaq sa herë që i ka pranë.
Kjo është Ardiana Gjinolli-Ahmeti, bashkëshortja e kryetarit Shpend Ahmeti, raporton “038” në KTV.
Në fund të vitit 2018 ajo është parë duke punuar për strehimoren që Komuna e Prishtinës do të themelojë për qentë endacakë.
Këtë thotë se po e bën në mënyrë vullnetare.
Në mandatin e parë të Ahmetit, ajo kishte qenë pasive, derisa thotë se tani ka punuar edhe me Kuzhinën Popullore, në të cilën do të ushqehen familjet në nevojë. Gruaja e të parit të kryeqytetit thotë se do t’i ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë.
Derisa është angazhuar në Komunë, thotë se do të bëjë që projektet të ecin më shpejt.
Ajo është e bindur se si bashkënegociator Ahmeti nuk do t’i lërë anash punët si kryetar komune.
Ardiana Gjinolli-Ahmeti dhe Shpend Ahmeti janë të martuar tash e 15 vjet dhe kanë së bashku dy fëmijë, Tean dhe Anrin.