Arbëri

Arbitrazhi si ky i PTK-së është i njohur për vendet ku sundon krimi, thotë Hamiti

Profesori Ismet Hamiti, njohës i çështjeve ndërkombëtare të telekomunikacionit, në “Puls” të KTV-së ka komentuar edhe procesin e arbitrazhit në kontratën mes PTK-së dhe Z Mobilet, nga e cila kjo e para humbi rreth 30 milionë euro.

“Skemat e tilla për arbitrazh përdoren vetëm në vende ku ka krim, ku sundon krimi dhe korrupsioni”, ka thënë Hamiti, teksa ka shtuar se kjo skemë është shumë e thjeshtë.

“Shteti lidh kontratë me privatin dhe nuk e respekton, e shtyn ankesën në arbitrazh dhe pastaj duhet paguhet dëmi. Këto skema janë të provuara dhe të njohura në shtete ku sundon krimi”, ka thënë Hamiti.

Ndërsa për të dalë nga kriza, sipas tij, duhet të provohet nga prokuroria se krejt kjo kontratë është produkt i krimit të organizuar.

“Pikërisht për këtë kontratë unë kam bërë kallëzimin penal tek prokurori i shtetit. Ky rast është shumë i thjeshtë më u vërtetu, këtu kemi të bëjmë me një rast tipik të krimit të organizua shkollor. Po ku ke pa me i shpall vetit tender, me i shpall vetit konkurrencë për veti me pasurinë tënde për shërbime absolutisht të njëjta. Krejt e kanë ditur, edhe ministri i financave dhe ish-kryeministri sepse unë para 10 viteve i kam shkruar kryeministrit për këtë”, ka thënë ai.

Ai ka përsëritur se është fare e lehtë të vërtetohet se kjo kontratë është produkt, siç ka thënë ai, i krimit të organizuar.

“Atëherë asnjë pasojë e kësaj kontrate përfshirë edhe arbitrazhin nuk kanë vlerë, prandaj nuk është i detyruar ky shtet që pasojat e një kontrate të dëmshme të një kontrate kriminale”, ka thënë Hamiti.


Hamiti e kishte informuar Thaçin për kontratën... by kohanet


Hamiti tregon se s’i mundet PTK t’i ikë... by kohanet