Arbër Ademi prej sot edhe zyrtarisht në krye të ministrisë së Arsimit ku e presin shumë sfida dhe shumë probleme të cilat kërkojnë zgjidhje.
Ndër çështjet më të theksuara dhe zgjidhjen e të cilave tanimë një kohë të gjatë e presin shumë shkolla është reduktimi i njësive dhe orëve mësimore, shfuqizimi i programit të Kembrixhit për ciklin fillor dhe të mesëm, rikonstruimi i shkollave ekzistuese dhe ndërtimi i shumë objekteve të reja shkollore, posaçërisht për lagjen Vizbeg, fshatin Bllacë dhe fshatin Slivnik të Velesit.
“Fokusi im dhe fokusi i ekipit tim sigurisht se do të vazhdojë të jetë në reformimin e arsimit fillor dhe arsimimit të mesëm nëpërmjet miratimit të zgjidhjeve të reja ligjore. Fokusi gjithashtu do të jetë edhe në zbatimin e programeve të reja mësimore, do të jetë edhe në përgatitjen ne teksteve shkollore me përmbajtje të përmirësuar, do të jetë edhe në promovimin edhe më të madh të shkollimit të mesëm profesional dhe implementimit të konceptit të arsimit të dyfishtë, gjithashtu do të nxisim kreativitetin tek mësimdhënësit”, deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit, raporton Alsat-m.
Arbër Ademi deri para pak kohësh ishte zëvendës I ish ministres së Arsimit, Renata Deskovska e cila tani do të drejtoj Ministrinë e Drejtësisë. Kjo e fundit, ndërsa dorëzoi postin e saj tha se dikasteri i Arsimit do të vazhdojë të mbetet i hapur për kritika dhe ndryshime në të mirë të arsimit të përgjithshëm në vend.
-
Bellanica: Arsimi në Qeverinë Kurti pikë e fundit e referencës
-
Nagavci: Procesi i edukimit të fëmijëve kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve
-
Nagavci fton mësimdhënësit të japin kontribut në rishikimin e kurrikulave
-
MASHTI vendos për rishikim të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për klasat nga 1 deri 9
-
Ahmeti: Mësimi tërëditor nismë e mirë, por me shumë probleme