Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) me nëntë (9) vota për dhe një (1) kundër kanë zgjedhur për zëvendës-kryesues të KPK-së, prokurorin, njëherësh anëtarin e KPK-së, Arben Ismajli. Ismajli në pozitën e zëvendës kryesuesit të KPK-së është zgjedhur për një mandat trevjeçar, ndërsa zgjedhja e tij hyn në fuqi më 27 prill 2017.
Po ashtu, anëtarët e KPK-së kanë themeluar Komisionin për Rishqyrtim. Komisioni do të udhëhiqet prej kryesuesit të KPK-së, Blerim Isufaj, transmeton Koha.net. Për anëtarë të këtij Komisioni janë zgjedhur zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, dhe nga Prokuroria e Apelit, Xhevdet Bislimi. Ndërkaq, anëtarë rezervë të Komisionit për Rishqyrtim janë caktuar, Deshire Jusaj dhe Sabri Ademi. Po ashtu, KPK ka vendosur që drejtori i sekretariatit, Lavdim Krasniqi, të caktohet administrator i rekrutimit dhe provimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtarët e KPK-së kanë autorizuar kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, për nënshkrimin e një memorandum të mirëkuptimit në mes të KPK-së dhe KGJK-së.
Gjatë takimit të sotëm, para anëtarëve të KPK-së kanë raportuar për periudhën tremujore të këtij viti, zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Sabri Ademi, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku. Po, sot kanë raportuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, zëvendës kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Uka, kryeprokurori i Prokurorisë së Pejës, Agim Kurmehaj dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, raporte këto të cilat u aprovuan me disa vërejtje dhe sugjerime të dhëna nga anëtarët e KPK-së.
Për takimin e radhës kanë mbetur të raportojnë kryeprokurorët e prokurorive themelore të Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit.