Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, është shprehur thellësisht e zhgënjyer me mosratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Në seancën e së enjtes, Kuvendi i Kosovës dështoi sërish që të ratifikojë marrëveshjet që konsiderohet se kanë vlerë më shumë se 300 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Thellësisht e zhgënjyer me dështimin e deputetëve për të ratifikuar edhe njëherë marrëveshjet ndërkombëtare. Përplasjet politike të përfaqësuesve të popullit të Kosovës po i privojnë qytetarët nga përfitimi prej fondeve dhe përkrahjeve ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian”, ka shkruar ajo në Twitter.
Edhe të enjten, ratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.
Fjala është për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim; Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, si dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.
Pas këtij dështimi, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, kërkoi që deputetëve t’u mundësohet të votohet edhe online.