Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apeli refuzon ankesën e prokurorisë për mjekët në Gjilan

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, në rastin e të akuzuarve M.S., H.Z. dhe V.K.

Në këtë mënyrë, kolegji penal prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 31.05.2017, më anë të të cilit ë akuzuarat M.S., H.Z., ishin liruar nga akuza për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” nga neni 260 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa V.K. për “Mosdhënie të ndihmës mjekësore” nga neni 261 i të njëjtit kod.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, nder të tjera thuhet se vendim i gjykatës së shkallës se parë është i qartë dhe konkret, në të janë dhënë arsye për faktet vendimtare, janë arsyetuar provat dhe drejt është vepruar kur është konsideruar se në veprimet e të akuzuarave nuk qëndrojnë elementet e veprave penale për të cilat ato ishin ngarkuar.

Gjykata e shkallës së parë po ashtu, ka arsyetuar secilën provë veç e veç, të njëjtat i ka ndërlidhur në mes veti duke arsyetuar faktin se përse disa provave ua ka fal besimin e disave jo, si dhe arsyeve në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së kësaj çështjeje penalo-juridike.