Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apeli kthen në rishqyrtim masën ndaj 3 të arrestuarve për rastin Ivanoviq

Foto: Reuters

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje çështjen e masës së paraburgimit ndaj 3 të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kështu, çështja i është kthyer përsëri për një vendim të ri Gjykatës së shkallës së parë, për të vendosur për të pandehurit Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq dhe Dragisha Markoviq, transmeton KTV.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, Gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye të qarta lidhur me faktet vendimtare, përkitazi me dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale, për të cilat janë duke u hetuar, vrasje e rëndë dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Në rivendosje, Gjykata Themelore duhet t’i kërkojë Prokurorisë që kërkesës për caktim të paraburgimit, t’ia bashkëngjisë të gjitha provat, në të cilat thirret ajo, sidomos ato që kanë të bëjnë me dyshimin e bazuar.