Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin Tom Dodajt në tri vjet burgim, i cili shiti armën me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.
Themelorja e pati dënuar Dodajn me pesë vjet burgim dhe gjobë pesë mijë euro për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Por në një vendim të mërkurën, Apeli ia ka ulur dënimin në tri vjet dhe gjobë prej tre mijë euro.
Dodajt do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 9 dhjetori i 2023-s deri më 17 prill të 2024-s.
“Në pjesët e tjera aktgjykimi mbetet i paprekur”, thuhet në vendim.
Dodaj ia shiti armën Naim Murselit e Granit Plavës për 280 euro, dhe e cila armë dyshohet se u përdor më pas për vrasjen e Ademajt.
Edhe
I akuzuari për shitje të armës me të cilën dyshohet se u vra Ademaj kërkon ulje të dënimit
Dodaj e kishte pranuar fajësinë dhe pati kërkuar falje për rastin, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni se arma do të përdorej për vrasje.
Për vrasjen e Liridona Ademajt akuzohen bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava si ekzekutor e Kushtrim Kokalla.
-
Shiti armën me të cilën u vra Liridona Ademaj, Dodaj kërkon në Apel t’i anulohet dënimi me burgim
-
Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm, 30 vjet për Kokallën
-
Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
-
Plava: S’e vrava Liridona Ademajn, por u mora vesh me Murselin ta marr përgjegjësinë