Shoqata e familjeve të të vrarëve e të të rrëmbyerve në Kosovë, ia ka dërguar një letër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit me kërkesën që të mos pranojë kërkesat e SHBA-së e të BE –së për ta nënshkruar sivjet marrëveshjen ndërmjet Serbisë e Kosovës, transmeton Koha.net.
Siç theksohet në kumtesën e shoqatës që e përcjell portali danas, nga Vuçiqi është kërkuar që të “mos i pranojë shantazhet e SHBA-së e të Bashkimit Evropian” .
Kumtesa e Shoqatës ka përfunduar “se nuk duhet pranuar kurrfarë marrëveshjesh tjera dhe se kompromisi më i madh është marrëveshja e Brukselit“.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq: S’na detyrojnë ta njohim Kosovën, s’do të nënshkruaj kurrë marrëveshje
-
Vetëvendosje: Serbia s’është e interesuar për normalizim
-
Vuçiq-Lajçakut: Serbia e gatshme t’i respektojë nënshkrimet dhe dakordimet
-
Shoqëria civile në Serbi: Normalizimi me Kosovën s’do të jetë i mundur pa vendosjen e demokracisë
-
Vuçiq: S’planifikoj të nënshkruaj asgjë