Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aparati për diagnostikimin e hershëm të leukemisë shfrytëzohet si “dekor” në QKUK

Foto: Koha / ilustrim

Aparati, i cili bën diagnostikimin e hershëm të leukemisë tek fëmijët ka gjashtë vjet që rri kot në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ky institucion ka dështuar që për kaq vite të përgatisë stafin për përdorim, dhe për pasojë asnjë pacientit nuk i janë bërë analizat me të. Analizat e ngjashme që kryhen në Maqedoni dhe Shqipëri kushtojnë ndërmjet 600 e 700 euro, shkruan sot Koha Ditore.

QKUK-ja është institucioni i vetëm shëndetësor në Kosovë, i cili e posedon aparaturën për “Flow Citometry”, donacion i organizatës joqeveritare “Ndihmë Fëmijëve me Kancer” (NFK). Drejtuesi i kësaj organizate, Ilir Gorani, ka deklaruar se QKUK-ja nuk ka pasur buxhet të mjaftueshëm për t’i dërguar mjekët për specializim në Austri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“QKUK-ja s’ka qenë e gatshme për ta funksionalizuar këtë aparaturë. Reagensët janë siguruar nga organizata “ Care for Kosovo Kids” si donacion. Aparatura nuk është amortizuar, sepse shoqata jonë vazhdimisht ka paguar teknikë specialistë për ta mirëmbajtur”, ka deklaruar Gorani.

Sipas tij, janë katër mjekë specializantë të QKUK-së që kanë kryer trajnimin në Austri dhe se deri në fund të muajit tetor, “Flow Citometry” do të vihet në funksion. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)