Shkaku i neglizhencës së menaxhmentit të Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka gjashtë vjet që ka mbetur jashtë funksionit aparatura për diagnostikimin e hershëm të leukemisë.
Flow Cytometri është aparatura më e sofistikuar e QKUK-së për diagnostikimin e hershëm të leukemisë. Analiza e cila kryhet nga ky aparat në Maqedoni dhe në Shqipëri kushton 600-700 euro, shkruan sot Koha Ditore.
QKUK-ja është institucioni i vetëm shëndetësor në Kosovë i cili e posedon këtë aparaturë. Ajo i është dhuruar si donacion nga organizata joqeveritare “ Ndihmë Fëmijëve me Kancer” (NFK). Drejtuesi i kësaj organizate, Ilir Gorani, ka deklaruar se për përdorimin e kësaj aparature janë trajnuar dy mjekë, por ende nuk ka filluar asgjë.
Për shkak të mosfunksionalizimit të aparaturës shoqata po i dërgon analizat e fëmijëve në një spital në Austri.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Aparati për diagnostikimin e hershëm të leukemisë shfrytëzohet si “dekor” në QKUK
-
Aparatura për diagnostikimin e leukemisë te fëmijët ekziston, por s’ka kush të punojë me të
-
Pas më shumë se një viti, në QKUK nis të kryhet analiza për fibrozë cistike
-
Biokimia me aparatura të vjetra 10-vjeçare, kërkohen investime
-
Onkologjia gati për ta lëshuar në funksion aparaturën që kushtoi afro 346 mijë euro