Është anuluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Kjo është bërë me kërkesë të kryekuvendarit, Glauk Konjufca, bëhet e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Kuvendi.
Mbledhja është anuluar pas shpalljes Ditë Zie shtetërore pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, në fshatin Banjskë të Zveçanit.
“Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftimin e Kuvendit në faqen zyrtare në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
-
Kuvendi pritet të miratojë një deklaratë në mbështetje të rezolutës së PE-së për Banjskën
-
Konjufca për sulmin në Banjskë: Qëllimi i Serbisë ishte aneksimi i një pjese të Kosovës
-
Seancë plenare me pyetje parlamentare të premten
-
“Për të shmangur politizimin”, s’mbahet një minutë heshtje për Bunjakun