Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anulohet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

Është anuluar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane. Në këtë mbledhje ishte paraparë të raportojë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për raportin e vitit 2016.

Anulimin e mbledhjes e ka konfirmuar për KP Musli Krasniqi, zyrtar për informim në Kuvendin e Kosovës.

Ai nuk ka bërë të ditur arsyen e anulimit të mbledhjes së këtij komisioni.