Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka anuluar emrat e 9 anëtarëve të propozuar nga ministri, Shyqiri Bytyqi për bordin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim(AKA).
Të propozuarit ishin: Gazmend Luboteni, Rozafa Koliqi-Lila, Berim Ramosaj, Arben Qirezi, Ilir Doçi, Dukagjin Zeka, Harb Armato, Jeffery Butel dhe Magdalena Ziolo.
Anulimi i këtyre emrave ka ardhur pasi Kuvendi dy javë më parë votoi disa rekomandime të propozuara nga opozita, mes të cilave ishte edhe tërheqja e emrave të propozuar nga ministri Bytyqi, shkruan sot Koha Ditore.
Këshilltari i ministrit, të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi, e ka konfirmuar për gazetën se i kanë anuluar të propozuarit, por nuk ka dhënë më shumë detaje. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin sotëm të Kohës Ditore)
-
Zgjidhen tre anëtarë të KSHC-së, kundër votoi edhe Haxhi Avdyli i LVV-së
-
Mungesa e nominimeve zgjat afatin për kandidaturat e Këshillit Kombëtar të Arteve
-
Nuk zgjidhet kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, rihapet konkursi
-
Kuvendi miraton 4 marrëveshje ndërkombëtare dhe plotësohen 2 borde me anëtarë
-
ORCA me aksion simbolik para Kuvendit: Kërkon të mbrohet pavarësia e Agjencisë për Akreditim