Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, pritet të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të vjeshtës së këtij viti.
Fejzë Kabashi, anëtar i Kryesisë së degës së LDK-së në Prizren, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot është vendosur unanimisht që Quni t’i propozohet Kryesisë së partisë në qendër që ta nominojë si kandidat për kryetar të qytetit.
LDK-ja është partia që deri më tash ka zbuluar numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë të komunave.
Artikuj të ngjashëm
-
Anton Quni – kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit
-
Quni jep dorëheqje nga detyra e kryetarit të degës së LDK-së në Prizren
-
Qëndrimet e LDK-së për krizën institucionale - sot me Anton Qunin në “60 Minuta”
-
Quni i bindur se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet
-
LDK-ja bojkoton seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit