Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet që do të mbahen në tetor.
Në prezantimin e kandidaturës së Qunit për kryetar të Prizrenit, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “Quni do t’i japë Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton”.
LDK-ja tashmë ka njoftuar se në komunat ku udhëheq do të garojë me kryetarët aktualë, ndërsa për shumicën e komunave ende s’janë bërë të ditura kandidaturat.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.
Artikuj të ngjashëm
-
Anton Quni pritet të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit
-
Quni jep dorëheqje nga detyra e kryetarit të degës së LDK-së në Prizren
-
Qëndrimet e LDK-së për krizën institucionale - sot me Anton Qunin në “60 Minuta”
-
Abdixhiku nga Prizreni: Qyteti i historisë na dhuroi pritje madhështore
-
Quni i bindur se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet